Anila Ruci, 38 vjeç u gjet e vrarë me thikë dy ditë më parë në oborrin e banesës së saj në Itali.
Hetimet për vdekjen e 38-vjeçares kanë marrë kthesë të re, pasi policia ka arrestuar Osman Bilyhun, 30 vjeç.
Ky i fundit jetonte me viktimën dhe dyshohet se ka qenë ai që e ka ekzekutuar. Ky i fundit ndodhet aktualisht në spital pasi po ashtu ka mbetur i plagosur.
Ky është njeriu që u gjet jashtë shtëpisë në via Piave në të njëjtën ditë të vrasjes. Bilyhu ka deklaruar se është vëllai i viktimës, por në fakt mes tyre është zbuluar se nuk ka lidhje familjare.
/Gazeta Express