Lajme
Kthehet nga Ishujt Falkand kontingjenti i parë i FSK-së
Demokracia
22:48 | 10 Shkurt 2023

Share:

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se kontingjenti i parë i saj, është kthyer sot misioni në Ishujt Falkland.

“Kontingjenti i parë me trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili ka qenë i atashuar në kuadër të Ushtrisë Britanike, pas përfundimit të suksesshëm të misionit në Ishujt Falkland, “Atlantiku”, janë kthyer sot ne Kosovë. Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari bazuar në vlerësimet dhe diskutimet me partneret Britanik, ka vlerësuar lartë performancën dhe profesionalizimin e treguar. Tutje, KOMFSK potencoi që ky mision është dëshmi e vazhdueshme për ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së dhe rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO dhe organizata tjera të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Ushtarët në Aeroportin e Prishtinës, i kanë pritur ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

“Për t`i përgëzuar për kthimin në shtëpi dhe suksesin në mision, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës pjesëtarët u mirëpritën nga familjaret, Ministri Mehaj, Komandanti i FSK-së Gjeneral Jashari dhe oficerë e nënoficerë të lartë të FSK-së. Ky është misioni i dytë jashtë vendi i Forcës së Sigurisë së Kosovës pas atij në Kuvajt përkrahë ushtrisë Amerikane. Aktualisht FSK vazhdon misionin në ishujt Falkland, me kontingjentin e dytë që kanë zbarkuar gjatë këtij muaji”, thuhet në fund.

Të ngjashme