Lajme
Kthehet nga Austria kuzhinieri i lënduar nga shpërthimi në Ferizaj
Demokracia
15:52 | 08 Mars 2021

Share:

Enver Xhokli, kuzhinieri i restorantit “Steak House” në Ferizaj është kthyer në Kosovë pas trajtimeve mjekësore që ka marrë në Austri.

Për shkak të shpërthimit të fuqishëm që kishte ndodhur në muajin janar në restorantin “Steak House” në Ferizaj, kuzhinieri i këtij restoranti, Enver Xhokli ishte lënduar rëndë dhe ishte dërguar në Austri për shërim, shkruan Demokracia.com.

Gjatë së hënës Xhokli është kthyer në Kosovë dhe këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Zemaj ka falënderuar kancelarin austriak Sebastian Kurz si dhe institucionet e këtij shteti për angazhimin dhe përkrahjen.

Njoftimi i plotë i Zemajt, pa ndërhyrje:

Me emocione, e pritëm në Aeroport ardhjen e Enver Xhoklit, të shëruar në Austri, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, në janar të këtij viti.

Trajtimi i tij është bërë po ashtu në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Grazit të Austrisë. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë dhe përkrahjen e Kancelarit austriak, z. Sebastian Kurz.

Shpreh falënderim të thellë për të gjithë kontribuesit për trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, udhëheqësit e Austrisë dhe Turqisë, ambasadorët Pllana dhe Dugolli si dhe familjet e të lënduarve për mirëkuptim dhe bashkëpunim. /Demokracia.com/

Me emocione, e pritëm në Aeroport ardhjen e Enver Xhoklit, të shëruar në Austri, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, në…

Posted by Armend Zemaj on E hënë, 8 Mars 2021

Të ngjashme