Lajme
Kthehet në Moskë krimineli i Putinit që luftoi krah serbëve në Bosnje dhe e rrëzoi avionin MH17
Demokracia
14:31 | 07 Dhjetor 2022

Share:

 Igor Girkin, ish-agjenti rus i FSB-së (shërbimi informativ rus) dhe ish-komandant ushtarak i rebelëve pro-rusë në Donetsk, është kthyer në Moskë, shkruan Sky News.

Kjo, theksohet, zvogëloi shanset që një ditë Ukraina të mund ta gjykonte atë.

 Girkin, i cili njihet edhe si Igor Strelkov, dyshohet për krime lufte në Ukrainë në vitin 2014 dhe akuzohet për rrëmbim, torturim dhe vrasje të civilëve.

 Ai tha përmes llogarisë së tij në Telegram të martën se ishte në Moskë, duke thënë se kishte kërkuar mobilizim vullnetar në radhët e forcave të armatosura të Donetskut. Ai ishte në listën e një njësie të forcave ruse kur mbërriti në Ukrainë, transmeton Demokracia.com.

 Megjithatë, disa javë më vonë, siç shkruan ai, zbuloi se emri i tij nuk ishte në listë dhe se ishte ilegalisht në një njësi të ushtrisë ruse, gjë që bëri që ai të kthehej në Moskë.

 Siç ka shpjeguar ai, pas një qëndrimi të gjatë në terrenin ushtarak, me një grup ushtarësh ka shkuar në zonën e Svatovës, ku me njësinë e tij po përgatitej për gatishmëri luftarake në fushën e betejës.

 Më pas ai tregon se në nëntor ishte “i habitur” kur zbuloi se nuk ishte fare në listën e brigadës në të cilën dyshohet se ishte regjistruar me mbërritjen e tij në Donetsk.

 Në të njëjtën kohë, ai vë në dukje se njësia e tij e dinte gjatë gjithë kohës që ai ishte mobilizuar ilegalisht, por se “ata nuk preferuan t’i tregonin”.

 Jutarnji List, i cili raportoi pjesë të njoftimit të tij, kujton se një hetim nga Radio Evropa e Lirë tregoi se Girkin urdhëroi likuidimin e të paktën tre burrave në Ukrainën lindore. Ai vetë ka pranuar se ka urdhëruar ekzekutimet në disa intervista, si dhe se ka vrarë personalisht një person.

 Girkin, si dhe Sergey Dubinsky dhe Leonid Karchenko, u dënuan kohët e fundit me burgim të përjetshëm nga gjykata holandeze për rolin e tyre në rrëzimin e fluturimit MH17 të Malaysia Airlines në 2014 mbi Ukrainë.

Gjithashtu, autoritetet ukrainase po ofrojnë 100,000 dollarë për këdo që e sjellë në Kiev ish-agjentin e FSB-së dhe një nga separatistët kryesorë pro-rusë në Ukrainë.

 Ai thuhet se është nën hetim nga Kremlini për “diskreditim të ushtrisë ruse”. Strelkov, si dhe disa blogerë të tjerë ushtarakë që mbështesin më së shumti pushtimin rus të Ukrainës, kanë qenë jashtëzakonisht kritikë për mënyrën se si po menaxhohet gjatë muajve të fundit, duke akuzuar me zë të lartë gjeneralët dhe komandantët rusë për dështime gjithnjë e më të shpeshta në fushën e betejës.

Gazetari dhe komentatori i Bloomberg, Leonid Bershidsky, thekson se Strelkov është një nga njerëzit më të urryer në Ukrainë, por edhe në Moskë, dhe është shkruar se ai është “shumë i neveritshëm” dhe i pakompromis për Vladimir Putinin, presidentin rus, i cili “harroi” meritat e tij gjatë të gjitha veprimeve rreth aneksimit të Krimesë, prandaj Strelkov është shumë i zemëruar.

 Strelkov gjatë luftës në Bosnje ka qenë pjesë e njësive kriminale serbe që kanë kryer masakra ndaj boshnjakëve. Në vitin 2014, ai u akuzua nga media boshnjake (Klix.ba) dhe një oficer i pensionuar i Ushtrisë Boshnjake se ishte përfshirë në masakrat e Vishegradit në të cilat u vranë mijëra civilë boshnjakë në vitin 1992. /Demokracia.com/

Të ngjashme