Lajme
Kthehet çmimi i biletave të autobusit siç ka qenë, transportuesit tërheqin padinë ndaj ministrisë
Demokracia
15:43 | 18 Mars 2022

Share:

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se pas takimeve me përfaqësues të shoqatave të transportit rrugor, janë dakorduar që sot do ta shfuqizojnë vendimin për përgjysmimin e pagesës së biletave për disa kategori shoqërore.

“Siç e dini kohëve të fundit ka ndodhur një rritje e çmimeve të produkteve, rrjedhimisht edhe kompanitë e transportit rrugor janë detyruar qe të rrisin çmimet e biletave. Ne si ministri patëm marrë një vendim për të mbrojtur disa kategori shoqërore. Pas disa diskutimeve, bashkë me shoqatat kemi ardh në përfundim qe edhe duke marrë parasysh qe edhe ka rënë çmimi i derivateve të naftës, kemi arrit në marrëveshje të përbashkët që çmimet për kategori shoqërore të jenë ashtu si para rritjes së çmimeve. Vendimi që kemi marrë na nuk ka nevojë të jetë më si e tillë”, ka thënë ai.

Ai në konferencë për media ka njoftuar se edhe padia e shoqatës së Transportit Rrugor do të tërhiqet.

Kryetari i shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj ka falënderuar ministrinë për shfuqizimin e këtij vendimi.

“Zotohemi që nuk do të ketë rritje të çmimit të biletave për udhëtim”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që më 11 mars, vetë zëvendësministri Durmishi kishte njoftuar për vendimin për përgjysmimin e çmimit të biletave të autobusëve ndëruban për fëmijët, studentët, invalidët e luftës, infalidët e punës dhe pensionistët.

“Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritë që prek më shumë kjo gjendje, duke përcaktuar kështu çmimoren për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invdalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. Për kategoritë e lartpërmendura, me këtë vendim përgjysmohet çmimi i biletës aktuale. Kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të naftës”, ishte shkrimi i Durmishit.

Të ngjashme