Lajme
“K’ta fëmijë”, analisti Mirena tregohet i ashpër me presidenten Osmani
Demokracia
23:06 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Analisti Ilir Mirena ka reaguar ashpër kundër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit deklaroi se është çështje orësh heqja e barrikadave në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Mirena e quajti ‘fëmijë’ presidenten Osmani. Poashtu, ai shtoi tutje se deklaratat e saj nuk mund të merren seriozisht.

“A eshte more hala dikush knej pari qe i merr seriozisht k’ta fmije? …”, ka shkruar Mirena.

Sonte Osmani në një intervistë në Rubikon tha se kjo situatë nuk mund të zgjatë më shumë. Sipas saj, nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë institucionet e Kosovës do të veprojnë për heqjen e tyre.

“Unë jam e bindur se është çështje orësh heqja e barrikadave dhe nëse nuk largohen përfundimisht duhet të ketë veprim të menjëhershëm por të dakorduar të Kosovës së bashku me institucionet ndërkombëtare të sigurisë”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

Komandantja supreme e FSK-së theksoi se duhet të mbahet siguria dhe lëvizja e lirë në pjesën veriore dhe se nuk është thjeshtë ‘çështje e barrikadave’.

“Barrikadat nuk do të jenë në tavolinë të diskutimit. Barrikadat janë me bekim të Vuçiqit dhe bandave kriminale”.

Të ngjashme