Atmosfera në kampin bardhekaltër është shumë e mirë.
Kjo erdhi pas tri fitoreve radhazi që ekipi i Munishit i shënojë duke mposhtur fillimisht Ferizajn pastaj Dritën e Llapin, shkruan Demokracia.com.
Demokracia.com ka qëndruar sot në seancën stërvitore të prishtinasve të mbajtur në stadiumin e Ramiz Sadikut.
Leutrim Kryeziu, sulmuesi më në formë momentalisht i Prishtinës paralajmëron rivalët se Prishtina do të vazhdojë me këtë ritëm.
“Në fillim të sezonit ndoshta nuk kam qenë në formë shumë të mirë. Tani jam duke shënuar gola dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Unë jam sulmues dhe prej meje pritet të gjithmonë të ketë gola dhe shpresoj që edhe këtë ndeshje të shënojë”
Prishtina ka 21 pikë pas 12 ndeshjeve në Superligën e Kosovës. /Demokracia.com