Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2021.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Lituanisë në një ndeshje miqësore, raporton Demokracia.com.
Ndeshjen në fjalë e fituan djelmoshat e Bernard Challandesit me rezultat të thellë, 4:0.
Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu u shpreh i lumtur me fitoren e sontme, derisa ka komentuar edhe dy ndeshjet e ardhshme.
“Jam shumë i kënaqur, shumë i lumtur. Viti 2020 ishte i vështirë për ne, tani kishim një tubim dhe kemi thënë se do ta japim maksimumin”, deklaroi Kryeziu në “RTK”, përcjell Demokracia.com.
“Shpresojmë t’i kemi krejt lojtarët në dispozicion për ndeshjet e ardhshme. Jemi me një grup të vështirë. Si Suedia dhe Spanja janë në top-dhjetëshe për mua”, tregoi ai.
“Nuk kemi çfarë të fshehim, ne do ta japim maksimumin. E rëndësishme ishte të fitonim për ta kthyer vetëbesimin”, shtoi Kryeziu. /Demokracia.com