Lajme
Kryeziu: Presidentja ta shfrytëzoj autoritetin, të bëjë pyetje në kushtetuese për situatën në Kuvend
Demokracia
20:07 | 04 Maj 2025

Share:

Njohësi i kushtetutës ish-gjyqtari Kadi Kryeziu në një prononcim për klan kosova ka thënë se Presidentja e vendit ka të drejt të dërgoj pyetje në kushtetuese lidhur me bllokimin e procedurës në Kuvend.

‘Vetëm një mundësi është për momentin presidentja e shtetit duhet të shfrytëzojë autoritetin e saj kushtetues, ku thuhet se gjatë procedimit ose gjatë zgjedhjes së Kuvendit mund të ketë shkelje kushtetuese, ta bëjë një pyetje se gjatë këtyre ditëve a ka pasë shkelje kushtetuese dhe si veprohet më tej”.

“Gjykata Kushtetuese e ka për detyrë të japë një mendim, të bëjë interpretimin e Kushtetutës, të bëjë interpretimin e Rregullores, por nuk ka të drejtë të përcaktojë data dhe afate, datat dhe afatet i përcakton vetëm Kuvendi. Gjykata mund të jap një mendim më shumë të karakterit të filozofisë së drejtë, se sa karakterit pragmatik të së drejtës”, ka thënë Kryeziu.

Të ngjashme