Lajme
Kryeziu për Mujecin e VV-së që u kap me drogë në Shqipëri: 400 mijë euro, e paska marrë në qafë partinë
Demokracia
13:58 | 15 Gusht 2023

Share:

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar ndaj rastit të asamblistit të Vetëvendosjesë në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili u kap mbi 11 mijë doza ekstazi në Shqipëri.

Kryeziu në profilin e tij në Facebook, ka përmendur 400 mijë euro të cilat sipas tij, nuk do t’i ketë Vetëvendosje.

Ai shkruan se “400 mije euro, e paska marre ne qafe partine”.

“400 mije euro, e paska marre ne qafe partine. Me ba Besniku mos me qene Besnik ndaj rrjetit, ku me dite çfare vlere humbet.” – ka shkruar ndër të tjera Kryeziu.

Kujtojmë se lajmi është konfirmuar nga Policia e Shqipërisë e cila ka dhënë detaje të tjera për rastin në fjalë.

“Pamje gjatë operacionit policor të koduar “Punisher 2”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.” – njofton Policia e Shtetit.

Të ngjashme