Lajme
Kryeziu për Kurtin: Një lider që fiton 42% duhet të jetë transparent, s’mund të fshihet pas heshtjes
Demokracia
20:34 | 15 Maj 2025

Share:

Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave.

Ai ka thënë se kjo tregon mosrespekt ndaj qytetarëve që e kanë votuar.

Kryeziu tutje shkruan se lideri që i fiton 42% duhet të jetë i qasshëm, dhe jo të fshihet pas heshtjes, që sipas tij, po e bën Kurti tani.

Postimi i plotë:

Albin Kurti edhe sot, sërish nuk paska folur për qytetarët.

Kur i fiton 42% të elektoratit, mban mbi vete përgjegjësi të madhe, jo vetëm ndaj atyre që të kanë votuar, por edhe ndaj shumicës që nuk të kanë votuar, apo që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Dhe nëse për tre muaj me radhë nuk u drejtohesh qytetarëve për krizën paszgjedhore, për vonesat në formimin dhe funksionalizimin e institucioneve, kjo nuk është thjesht mungesë komunikimi, kjo është mungesë respekti për qytetarët që të kanë besuar.

 

Një lider që fiton 42% duhet të jetë transparent, i qasshëm dhe i përgjegjshëm. Nuk mund të fshihet pas heshtjes, të sillet si një figurë që shfaqet vetëm për fushatë dhe zhduket pas zgjedhjeve.

Të ngjashme