Lajme
Kryeziu për Gërvallën: Fakti që ke pas një baba intelektual dhe patriot, nuk të bën një diplomat të mirë!?
Demokracia
15:00 | 09 Korrik 2023

Share:

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismeti Kryeziu, është përfshirë në debatin që po bëhet për shkak të deklaratave të kryediplomatës kosovare, Donika Gërvalla dhe gjuhës së saj ndaj shteteve perëndimore.

Gërvalla tha se BE-ja është një “tigër prej letre”, e për këtë Kryeziu ia ka përmendur babain Gërvallës.

Sipas tij, nuk të bën diplomat të mirë fakti që e ke pasur një baba intelektual dhe patriot.

“Fakti që ke pas një baba intelektual dhe patriot, nuk të bën një diplomat të mirë!?”

“Trashëgemia në demokraci nuk është e mjaftueshme për t’u udhëhequr me diplomacinë shtetërore, përkundrazi trashëgemia si e vetmja arsye e vlerë, për të udhëhequr me pozita të larta shtetërore është antivlerë në shoqëritë demokratike”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme