Lajme
Kryeziu: Me pas treguar kaq dashuri për Amerikën sikur për Martin Berishajn, Kosova do të ishte më mirë
Demokracia
16:35 | 29 Janar 2023

Share:

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit dhe raportet me Amerikën.

Kryeziu ka shkruar se sikur pushteti të tregonte dashuri për Amerikën sikur për Martin Berishajn, punët do të ishin më mirë.

Postimi i plotë:

Sa respekt, dashuri e përkushtim po tregoni për Martin Berishajn, me pas treguar veç pak për politikën Amerikane, shumë më mirë do i kishte punët, Republika e Kosovës.

Ekzistojnë disa praktika të njohura përmes të cilave luftohën OJQ-të, duke tentuar tu dëmtohet reputacioni publik i tyre:

– duke i akuzuar si jo patriotë, tradhëtarë dhe të angazhuar kundër interesave të shtetit,

– duke i akuzuar për mbështetje financiare nga shtete të huaja dhe si axhentë të këtyre shteteve,

– duke i ngacmuar dhe duke tentuar të ju ekspozoni jetën e tyre private,

– duke i akzuar dhe sajuar lidhje e interesa me parti të caktuara kundër demokracisë,

– duke i ndjekur dhe i hetuar për vepra penale ose taksa mbi akuza te sajura nga shteti etj..

Viktor Urban, kryeministri hungarez, bëri ligje pothuajse të njëjta me ato të Rusisë, përmes të cilave reduktoi hapësirën qytetare, kryesisht angazhimin e OJQ-ve dhe njerëzve që përkonin në këto organizata. Në vitin 2014, pas fitorës së tij të dytë, pothuajse të pakonkurrrentë, ai identifikoi armiqtë e tij kryesorë si “liberalët” nga Perëndimi dhe i përmendi në mënyrë të drejtëpërdrejtë, Bashkimin Evropian, Shtet e Bashkuara Amerikane dhe OJQ-të si axhentë të huaj. Madje ai bëri ligje dhe rregulla që secili aktivitet, raport, analizë nga OJQ-të që nuk janë instrument i kontorlluar ng ai edhe janë të mbështetura nga donacione të këtyre shteteve, të shkruajnë së janë të mbështetura nga fonde të huaja. Në të kundërten do të ndjeken dhe denohen. Pra të vetëshkruajnë se janë tradhtarë dhe axhentë të shteteve të huaja.

Tek ne ende s’janë krijuar këto ligje e rregulla, por kaherë është investuar në këtë mendësi. Jo qeveria zyrtarisht, por partia në pushtet dhe partizanët e saj prej kohësh kanë sajuar armiqtë e Kosovës. OJQ-të tadhëtarë e politikat Amerikane edhe atë të BE -së, armiqësore e kundër interesave të Republikës së Kosovës?!

Të ngjashme