Rruga më e duhur e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme në komunat veriore të Kosovës, sipas ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu është dorëheqja e kryetarëve aktual.
Kryeziu tha se kryetarët e komunave veriore nuk mund të shkarkohen sepse nuk ka bazë ligjore për një gjë të tillë.
“Rruga më e shpejt për me i zgjidh problemet që është që kryetarët e komunave me të japin dorëheqje, është akt moral. Peticioni është strategji politike, zhagitet puna, shkon shumë gjatë. Nëse bën peticion duhet me pas arsyetim. Këta kryetar nuk e kanë shkel ligjin, nuk janë legjitim por legal. Udhëzimi ka bazë kushtetuese, por shkarkimi nuk ka bazë kushtetuese sepse nuk kanë bërë ndonjë gjë antiligjore. Rruga më e drejtë dhe e shpejtë të japin dorëheqje për hir të Kosovës”, tha Kryeziu, për RTV Dukagjini.