Befasia e fillim-edicionit 2020/2021, Arbëria pas 27 javësh e sheh veten në pozitën e parafundit në tabelë, vend ky që e largon nga elita.
Arbëria u inkuadrua në elitën e futbollit kosovar për herë të parë në histori këtë edicion, mirëpo tashmë ata ndodhen në një pozitë që mund t’i largojë pas vetëm një viti.
Ylli i kësaj skuadre, Almir Kryeziu shprehet optimist se nga kjo pozitë do të largohen nga ndeshja e radhës.
“Jemi në një pozitë jo të mirë. Besoj që në ndeshjen me Trepçën ‘89 do fokusohemi dhe të fitojmë takimin që të dalim nga pozita e parafundit”, deklaroi Kryeziu të hënën për Demokracia.com.
I pyetur se a beson se Arbëria do të bëj gara edhe edicionin tjetër në Superligë, Kryeziu u përgjigj.
“Po, mendoj që edhe edicionin tjetër jemi në Superligë”, tha për fund Kryeziu.
Lojtari i Kombëtares U-21 të Kosovës është një nga talentët me të ardhme të ndritur. /Demokracia.com