Kosova e ka nisur me humbje kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Suedisë sonte, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3.
Pas ndeshjes, mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu është deklaruar për humbjen e sontme.
“Ka qenë një ndeshje e vështirë, ashtu siç e kishim pritur, unë kombinohem mirë me Halimin, por e kemi ditur atë punë për lojën fizike”, deklaroi Kryeziu në “SS Kosova”.
“Suedia luajti me topa të gjatë, me Zlatanin, i cili ka kualitet, kemi tentuar t’i ndalim topat e gjatë”, tregoi ai.
Kurse, Besar Halimi pas ndeshjes deklaroi:
“Suedia është në nivel tjetër, paksa na mungoi edhe fati”.
“Jemi të dëshpëruar, por nga nesër fillojmë të mendojmë për ndeshjen ndaj Spanjës. Ndoshta na mungoi edhe Ibrahim Dreshaj dhe Amir Rrahmani për të ndalur topat e gjatë”, shtoi ai. /Demokracia.com