Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në ardhjen e saj në objektin e Qendrës për Shëndet Publik, ku po mbahet mbledhja me personelin mjekësore, për Televizionin Alsat, tha se ne këtë takim pret qe t’i jepet lista me emrat e viktimave dhe vendet nga janë të ndjerët.
Arifi apelon deri tek mediat që të mos përhapen dezinformata, por ne përgjigjet e pyetjeve të gazetares ajo ishte e rezervuar.
Kryetarja e Tetovës, nuk dha përgjigje se a janë sanuar demet në spitalin modular kur për ato ngriti zërin drejtori ekonomik, Artan Etemi.
Arifi kërkoi që institucionet të bëjnë punën e tyre, por nuk dha përgjigje të drejtpërdrejt, se a e kanë bere institucionet punën e tyre atëherë kur duheshin sanuar parregullsitë, që ndoshta do të kishim qenë hap parandalues.
Tha që hetimet për pistat e mundshme duhet te jenë te pavarura, ndërsa nuk konfirmoi angazhimin e ekipe ndërkombëtare hetuese.
Në mbledhje marrin pjesë edhe ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini, ai i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe zv/kryeministri Artan Grubi.