Kryetarja e Luginës së Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar në zgjedhjet në Serbi, duke i bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë dhe të bëhen aktivë.
Sinani në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se sot është dita, që sipas saj zgjedhin ata dhe ato që do të flasin dhe veprojnë në parlament, përcjell Demokracia.com.
“Në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv”, ka shkruar Sinani.
Postimi i plotë:
Aktivizim kundër pasivizimit.
Sot është dita.
Dita kur si qytetar zgjedhim ata dhe ato që do të flasin dhe veprojnë në emrin tonë në parlament.
Në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv.
Për deputet e deputete cilësorë dhe të rreshtuar drejt.
Që janë përherë në koalicion me shqiptarët. Me interesin e përgjithshëm.
Votoni. /Demokracia.com/