Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë
Demokracia
08:39 | 01 Korrik 2024

Share:

Presidentja Vjosa Osmani, sot e pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupançiq, takim që fillon në orën 12:30 dhe do të zhvillohet në Presidencë.

Sipas njoftimit zyrtar, mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje gjatë pritjes në hyrje të Presidencës dhe në fillim të takimit.

Ky takim përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të diskutuar dhe forcuar marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe Sllovenisë.

Berat Rukiqi i LDK-së: Nën qeverisjen Kurti, Kosova po përjeton migrim masiv, rritje të çmimeve e të varfërisë
Përveç takimit me presidenten Osmani, kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë pritet të ketë edhe takime të tjera me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Ajo do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Sipas njoftimit takimi mes tyre do të nis në orën 11:00.

Këto takime synojnë të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme dhe të nxisin shkëmbimet politike, ekonomike dhe kulturore.

Të ngjashme