Lajme
Kryetarja e bordit të OSHP-së jep dorëheqje për tu bërë notere
Demokracia
10:12 | 13 Gusht 2024

Share:

Vjosa Gradinaj-Mexhuani, kryetare e Bordit të Organit Shqytrues të Prokurimit (OSHP) ka dhënë dorëheqje , për të vazhduar me detyrën e noteres në territorin e Ferizajit.

Gradinaj-Mexhuani u emërua notere më 15 korrik të këtij viti dhe, sipas Ligjit për Noterinë, ajo ishte e obliguar të japë dorëheqje nga pozita e saj zyrtare brenda 30 ditëve nga emërimi.

“Në pajtim me nenin 20 të Ligjit nr 06/l-100 për Noterinë, obligohet e emëruara që brenda periudhës prej 30 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, t’i ofrojë Ministrisë së Drejtësisë dëshminë përkatëse me të cilën vërteton dorëheqjen e saj nga funksioni aktual zyrtar”, thuhet në vendim.

Ndryshe, Gradinaj-Mexhuani u emërua notere më 15 korrik të këtij viti dhe, sipas Ligjit për Noterinë, ajo ishte e obliguar të japë dorëheqje nga pozita e saj zyrtare brenda 30 ditëve nga emërimi. /Demokracia.com/

Të ngjashme