Pasi Gjykata Komerciale ka marrë vendim për ta kthyer lëndën për “Rrugën “A” në rishqyrtim dhe rivendosje, kanë rinisur punimet në këtë rrugë të kryeqytetit. Kështu kanë bërë të ditur autoritet komunalen dhe vetë kryetari i LDK-së. Lumir Abdixhiku.
“Punimet në ‘Rrugën A’ rinisën sot! Shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë”, ka shkruar ai në Facebook.
Më gjithë vendimin e shkallës së parë, i cili kishte konstatuar se vendimi i Organit Shqyrtues të Prokurimit duhet të pezullohet, po ashtu edhe punët në ndërtimin e rrugës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Demokracia ka parë se në punishte është punuar gjatë gjithë kohës, kur moti ka qenë pa të reshura me shi. Pra, punimet nuk janë ndalë asnjëherë, ndonëse kryetari LDK-së ka shkruar se ‘ato ka rinisur’.
Megjithëkëtë, telenovela për rrugën A nuk ka mbaruar akoma, pasi shkalla e parë e Komerciales do ta gjykojë përsëri vendimin e OSHP-së, i cili i kishte dhënë dritën e gjelbër Komunës së Prishtinës që të lidhë kontratë e dyshimt me kompaninë “Sallahu”. /Demorkacia.com/