Lajme
Kryetari i Zubin Potokut vijon punën në Zyrën për Komunitete në fshatin Çabër
Demokracia
13:58 | 30 Maj 2023

Share:

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka filluar orarin e punës të martën në Zyrën Lokale për Komunitete dhe Kthim në fshatin Çabër, i cili është i banuar me shqiptarë, kështu ka mësuar ekipi i terrenit të RTV Dukagjini.

Po ashtu, edhe kryetari i ri i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, është detyruar të kryejë detyrën e tij në një objekt tjetër, për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Peci ka treguar se është vendosur në Zyrën për Komunitete në fshatin Lipë.

Përderisa detyra e tyre zakonisht kryhet nga zyra qendrore e bashkisë, ata janë detyruar të ndryshojnë vendndodhjen e punës për të garantuar qëllimin e tij për t’i shërbyer komunës në kushtet e tensioneve të ndodhura.

Kryetari Leposaviqit, Lulzim Hetemi, dhe ai i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, gjenden në objektet e komunave përkatëse.

Ndërkohë, kryetari i Leposaviqit, siç raportohet, ka mbetur brenda objektit të komunës që nga dita e djeshme, për “arsye sigurie”.

Të ngjashme