Lajme
Kryetari i të rinjve të LDK-së: E kundërshtojmë çdo rektor të instaluar nga pushteti
Demokracia
22:23 | 21 Tetor 2022

Share:

Kryetari i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka reaguar pas shkarkimit të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.

Guri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se është shkelje e dinjitetit kapja e universitetit, dhe ky reagim i tij erdhi pasi që Luljeta Plakolli-Kasumit, është emëruar si ushtruese e detyrës së rektores, dhe e njëjta është e afërt me Presidenten, Vjosa Osmani.

“E kundërshtojmë ndërhyrjen e pushtetit në UP. E kundërshtojmë çdo rektor të instaluar nga pushteti. E duam UP-në e lirë e të pavarur nga diktati i Qeverisë. Sepse duam arsim cilësor. Duam kushte të mira në institucionin e dijes. Duam normalitet gjatë studimeve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Gurit, pa ndërhyrje:

Kapja e Universitetit është shkelje e dinjitetit.

E kundërshtojmë ndërhyrjen e pushtetit në UP. E kundërshtojmë çdo rektor të instaluar nga pushteti. E duam UP-në e lirë e të pavarur nga diktati i Qeverisë. Sepse duam arsim cilësor. Duam kushte të mira në institucionin e dijes. Duam normalitet gjatë studimeve.

Studentët e studentet e meritojnë të arsimohen lirshëm, andaj mos ua shtoni edhe një krizë të radhës.

Të ngjashme