Lajme
Kryetari i suspenduar i Sindikatës së Trepçës: Vendim kërcënues e shantazhues ndaj minatorëve
Demokracia
18:36 | 30 Tetor 2023

Share:

Menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça e ka suspenduar nga puna kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi dhe katër anëtarët e tjerë të sindikatës.

Pas vendimit për suspendim, Gazeta Insajderi ka kontaktuar kryetarin, Ibrahim Jonuzaj i cili e ka quajti vendim të njëanshëm, kërcënues dhe shantazhues ndaj minatorëve.

Ai tha se këtë vendim nuk do ta pranojnë duke apeluar.

Jemi pesë persona të suspenduar. Ky endim është i njëanshëm, arbitrarë dhe i pa pranueshëm. Këtë vendim do ta apelojmë dhe t’i vazhdojmë procedurat e parapara me ligj”, ka thënë ai.

Sipas tij, Sindikata e ka pas për qëllim t’i mbështes kërkesat e minatorëve grevist.

Ai thotë se gjendja e tyre është tejet e rënduar.

Qëllimi ynë është t’i nxjerr minatorët nga miniera sepse në çdo moment jeta e tyre është duke u rrezikuar. Ju bëj thirrje të gjitha institucioneve që të bëjën përpjekje sa më parë që as nata e sotme të mos na gjejë këtu“, ka thënë ai.

Së bashku me Januzin, nga puna janë larguar përkohësisht edhe Fevzi Ademi, Destan Kerleshi, Gani Osmani e Eset Meha.

Sipas arsyetimit të vendimit, ata e kanë shkelur ligjin dhe e kanë rrezikuar rendin kushtetues. Ata, sç thuhet në vendim, nuk e kanë respektuar ligjin për greva për ta paralajmëruar atë.

“Meqë rast të lartcekurit publikisht janë prezantuar si përfaqësues të grevistëve duke parashtruar kërkesa në kundërshtim me ligjin, rrezikuar shëndetin, sigurinë dhe jetën e minatorëve dhe duke shkaktuar dëm material mbi 50,000 euro, këtu nuk kemi të bëjmë me grevë por me sabotim dhe keqpërdorim të drejtës në grevë”, thuhet në vendim.

Të ngjashme