Sport
Kryetari i Suharekës reagon ashpër pas incidentit në Gjilan, e quan “akt makabër” sulmin ndaj portierit të Ballkanit
Demokracia
18:52 | 03 Prill 2022

Share:

Edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar ashpër ndaj incidentit të ndodhur në duelin mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Disa tifozë të Gjilanit hyrën në fushë dhe e sulmuan portierin kundërshtar, Stivi Frashërin, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjilanit, raporton Demokracia.com.

Muharremaj e ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj portierit të skuadrës suharekase, derisa e ka quajtur “akt makabër” të sulmuesve.

Reagimi i Bali Muharremajt:

Dënoj fuqishëm aktin e sulmit fizik në stadiumin e Gjilanit ndaj portierit të FC Ballkanit Stivi Frashëri, akt makabër ky që u shkaktua nga disa tifozë gjilanas në ndeshjen kampionale ndërmjet SC Gjilani dhe FC Ballkani.

Kërkoj nga institucionet përgjegjëse, të ndërrmarin të gjitha masat dhe sanksionet ndaj ngjarjeve të sotme, ndërsa portierit tonë Stivi Frashëri, i dëshiroj shërim të shpejtë.

Suhareka është qytet i sukseseve të jashtëzakonshme dhe qytet i disiplinës sportive, andaj lutemi që ngjarjet të tilla të mos ndodhin asnjëherë ndaj klubeve tona./Demokracia.com/

Të ngjashme