Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka publikuar një video së bashku me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi.
“Duke festuar festën e 28 Nëntorit”, ka shkruar Nura krahas fotos.
Fadil Nura është kryetar i Skenderajt tash e një vit, ku fitoi në balotazh ndaj ish-kryetarit Bekim Jashari. Nura ka qenë edhe deputet i PDK-së në kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së.
Në anën tjetër Hashim Thaçi dha dorëheqje nga pozita e presidentit, pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.
Në vazhdën e arrestimeve të ish-krerëve të UÇK-së në atë kohë, të fundit që iu konfirmua aktakuza për nga pozitat e larta politike, ishin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Thaçi doli në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku tregoi se iu është konfirmuar aktakuza dhe në të njëjtën kohë dha dorëheqje nga pozita e presidentit, duke ia liruar këtë detyrë atë kohë kryeparlamentares Vjosa Osmanit.