Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kushdo që zgjidhet kryetar i LDK-së të dielën, më 14 mars, të hënën nuk do të shkojë në takimin e ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Lumir Abdixhiku, kandidat për kryetar të LDK-së, ka thënë në Rubikon se kushdo që zgjidhet kryetar i LDK-së të dielën, nuk do t’i shkojë Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në takim të hënën, shkruan Demokracia.com.
Ai tha se kryetari i ri i LDK-së ditën e parë të punës do të shkojë në zyrë të partisë.
‘’Nuk e di permbajtjen e letrës. Me aq sa kuptova ajo ishte me 15 mars, që i bie që të nesërmen turr e vrap kryetari i LDK’së në takim me Vjosën e Albinin, nuk do të ndodhë një gjë e tillë. Të nesërmen kryetari shkon në zyre të vet dhe merret me kryesinë, e pastaj hap diskutimet’, ka thënë ai.
Kandidatët për kryetar të LDK’së, janë edhe Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.
Zgjedhjet për kryetar të kësaj partie do të mbahen më 14 mars. /Demokracia.com/