Lajme
Kryetari i ri i Zubin Potokut, Zeqiri: Do të marrë serbë në kabinet, s’i frikësohem Vuçiqit
Demokracia
13:47 | 29 Prill 2023

Share:

Kryetari i ri komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se do të marrë serbë në kabinetin e tij.

Këto deklarime i bëri në një paraqitje për lajmi.net, ndërsa shtoi se nuk i ka frikë fare Vuçiqit.

Veç kësaj shtoi se ai do të punojë për të gjithë, pavarësisht se është votuar nga shqiptarët.

“Do të marrë serbë në kabinet. Nuk i frikësohem Vuçiqit. Ajo që është e rëndësishme, do të jem kryetar i të gjithëve”, tha ndër tjerash Zeqiri.

Më poshtë edhe prononcimi i plotë, teksa kujtojmë se ai u zgjodh në krye të kësaj komune me 196 vota, nga 6 mijë e 61 qytetarë sa kishin të drejtë të votonin në zgjedhjet e 23 prillit.

Të ngjashme