Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke folur para nisjes së seancësa së Kuvendit të Kosovës, i qëndroi asaj se nuk votojnë për Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.
“Normalisht që për të zgjedhur kryetarin e kuvendit është përgjegjësi e atyre që e kanë propozu. Nëse munden, e nëse jo, ndoshta duhet me mendu edhe për opsionet e tjera që parashihen me kushtetutë dhe ligje”, tha ai.
Pyetur për “Zgjedhje?” nga gazetarët, Krasniqi u përgjigj shkurt: “Gjithmonë”