Lajme
Kryetari i OEK-ut: Institucionet vendore të lejojnë modelimin e fazës së tranzicionit të tregut të lirë
Demokracia
15:34 | 28 Maj 2025

Share:

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për protestën që nesër do të mbajnë bizneset në vend për dy orë në katër lokacione në Prishtinë.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se protesta në fjalë po bëhet për plotësimin e kërkesave të tyre që dalja në treg të lirë të bizneseve, duhet të ketë edhe një fazë të tranzicionit.

“Kërkesa është unanime për protestë, kërkojmë nga institucionet e vendi që të lejojnë ta modelojmë fazën e tranzicionit dhe të mos dëmtojmë ekonominë dhe bizneset e vendit”, ka thënë Rafuna. /Klankosova.tv

Të ngjashme