Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e tij për komunitetin shqiptar, të vendosur në një prej qyteteve më të mëdha në botë dhe këtë herë, ai ka festuar edhe Pavarësinë e Shqipërinë, në mes të “mollës së madhe”.
Kështu, përmes një publikimi në median sociale Twitter, Adams shkruan nga ajo që njihet si “Little Albania” (Shqipëria e vogël), në rajonin e Bronx-it, Brooklyn dhe Staten Island, se “fqinjët dhe biznesmenët e vegjël, apo sipërmarrësit shqiptarë, punojnë pa lodhje që New York-u të lëvizë”.
Me një urim të thjeshtë, “Gëzuar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë”, ai e mbyll postimin e tij, ku ka ndarë edhe disa foto e video.
Në njërën prej tyre, Adams shfaqet me disa oficerë policie në sfond dhe me një person nga komuniteti shqiptar, duke bërë shqiponjën me duar – simbol ky i përhapur gjerësisht në diasporë për të kremtuar shqiptarinë brenda secilit.
Po ashtu, në një video tjetër, shfaqen disa pjesëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët po kërcejnë valle tradicionale nga treva të ndryshme shqiptare.
Flamuri kuqezi ndërkaq është valëvitur krah flamurit fillestar amerikan, me 13 yje, të cilët përfaqësojnë 13 kolonitë e para amerikane. Një flamur i qëndisur nga patriotja amerikane Betsy Ross, në vitin 1777.