Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projekt-udhëzimin për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat e tjera mbrojtëse.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave kanë punuar për këtë projekt-udhëzim.
Kryetar i Shoqatës se Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një përgjigje për Demokracia.com ka deklaruar se ende nuk e kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që është miratuar në mbledhjen e sotme për rregullimin e çmimeve të naftës.
“Ne ende nuk e kemi pranuar vendimin nga Qeveria. Si dhe ende nuk e kemi mbajtur takimin me përfaqësues të kompanive që tregtojnë me naftë në Kosovë, dhe për këtë nuk mund të deklarohemi”, ka thënë Berjani./Demokracia.com/
Lexo edhe:
Vendimi për derivatet, ky është çmimi maksimal i lejuar për shumicë dhe pakicë