Sport
Kryetari i Mitrovicës priti në takim kryetarin e FFK-së, Agim Ademi
Demokracia
15:59 | 28 Prill 2022

Share:

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me ekipin e tij.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja.

Ata kanë biseduar për zhvillimin e sportit, me theks të veçantë futbollin, bashkëpunimin institucional dhe projektet e përbashkëta në dobi të masivizimit të sportit.

Nga ky takim është bërë e ditur se ditët në vijim pritet finalizimi i marrëveshjes për financimin e dy projekteve të fushave të futbollit, njëra për ligën rajonale, ndërsa tjetra fushë për nevoja të qytetarëve./Demokracia.com/

Të ngjashme