Lajme
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut uron Glauk Konjufcën
Demokracia
17:16 | 22 Mars 2021

Share:

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka uruar Galuk Konjufcën për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Xhaferi ka konfirmuar edhe një herë gatishmërinë e tij për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit të Kosovës.

“Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju dërgoj urime të sinqerta për zgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës me dëshirë për kryerje të suksesshme të këtij funksioni të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm”. Ka thënë Xhaferi.

Tutje, ai ka thënë se është i bindur se bashkëpunimi aktiv ndër parlamentar mund të kontribuojë në masë të madhe në përforcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

“Prandaj me këtë rast kisha dashur që edhe njëherë të konfirmoj gatishmërinë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy kuvendeve tona në nivel të kryetarëve të Kuvendit dhe në nivel të komisioneve dhe grupeve të bashkëpunimit”, thuhet në letrën e urimit të Xhaferit. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme