Lajme
Kryetari i Kamenicës aksidentohet në Prishtinë, ka gati dy muaj që vetura është zhdukur
Demokracia
11:59 | 02 Prill 2022

Share:

Kryetari i Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rahimaj, është aksidentuar me veturë zyrtare.

Po bëhen gati dy muaj nga një aksident që ka pasur Kryetari i Kamenicës dhe ende nuk dihet se ku e ka lënë ai veturën zyrtare.

Lidhur me këtë çështje, Demokracia.com ka folur me asamblistin e PSD-së në Kamenicë, Labinot Haxhiu.

“Kryetari para nja 6 jave e ka pasur një aksident në Prishtinë. Qe gjashtë javë vetura nuk është parë askund. Unë e pyeta se ku është vetura? Nuk u përgjigj, filloi me injorancë e ofendime. Unë insistova dhe desha ta di vetëm ku është vetura…, por ai nuk tregoi”, ka thënë Haxhiu për Demokracia.com.

E aksidentin e ka konfirmuar edhe vetë Rahimaj në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Kamenicës, shkruan Demokracia.com.

“Po, na ka ndodh një aksident dhe besoj që kurrkush prej juve nuk kish dashtë me ndodh. Jemi në trafik dhe mundet me ndodh kjo gjë”, ka thënë Rahimaj.

Ai është arsyetuar në mbledhjen e Kuvendit Komunal se ende nuk kanë një kontratë me ndonjë kompani për mirëmbajtje të veturave.

“Vetura nuk është në rregullim, për faktin se dihet qysh shkojnë procedurat përbrenda. Ne kemi shpall procedurat për mirëmbajtjen e veturave, derisa të shpallet fituesi nuk mundemi me e rregullu veturën”, ka thënë Rahimaj në Kuvendin Komunal të Kamenicës. /Demokracia.com/

Të ngjashme