Lajme
Kryetari i Guxo në Gjilan tmerron me sëpatë fqinjët, shkak një vend-parkimi
Demokracia
11:51 | 23 Prill 2024

Share:

Për shkak të një mosmarrëveshje rreth një vendi të parkimit të veturës, kryetari i Degës së Guxo në Gjilan, Ilir Rashiti i ka tmerruar fqinjët e tij

Rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në një lagje në afërsi të Spitalit në Gjilan, raporton Paparaci.

Rashiti, funksionar i partisë Guxo dhe avokat i licencuar, shihet në një video teksa kërcënon fqinjët e tij.

“Mos ha bre m** këtu. Pasha familjen veç të shoh te dera, dil qetu po të priti. Phu familjen ua q***”, dëgjohet duke thënë ai në video.

Shkak i kërcënimit, i cili është raportuar në polici, ka qenë një vend parkimi në lagjen ku ai banon, tha Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim të martën.

“Ju konfirmojmë se është regjistruar një rast në Stacionin Policor Gjilan me date 20/04/2024 si Kanosje dhe dëmtim i pasurisë, pasi ka pasur ankesë për Kanosje nga qytetari (ankuesi) për një hapësirë ku mos te parkohet vetura, dhe kjo ka qenë pikënisja e këtij rasti”, tha Policia.

Megjithatë, kërcënuesi, një njeri i pushtetit qeverisës, nuk është ndaluar. Ai është lënë i lirë, derisa rasti ndodhet nën hetime.

Policia tha se detaje të reja pritet të kuptohen gjatë hetimeve, të cilat janë në zhvillim.

“Por, sa për njoftim tuaj rasti është nën hetime te Stacionit Policor Gjilan e që pritet të kuptohen me shumë detaje gjatë hetimeve që janë duke u zhvilluar”, tha Policia.

Ndonëse lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, Rashiti një ditë më parë – të hënën – i tha Paparacit se pretendimi se është përfshirë në një mosmarrëveshje me fqinjët e tij të shtunën në mbrëmje, “është rren dhe e pavërtetë”.

“Unë nuk jam në dijeni për asnjë video as hiç, kjo sigurisht është ndonjë trillim. Unë as idenë nuk e kam se çka është në pyetje, e rëndësishme është që unë nuk kam problem me askënd. Ajo është 100 për qind rren dhe e pavërtetë”, tha Rashiti.

Të ngjashme