Kryetari i Komuës së Gjilanit, Alban Hysenit ka dhënë fjalë të mëdha rreth rinovimit të stadiumit të qytetit.
Hyseni ka thënë se mandate i tij katërvjeçar nuk do të mbarojë pa përfunduar punimet në stadiumin e Gjilanit, ndërsa ka pranuar se qytetarët mund ta ndëshkojnë në zgjedhjet e ardhshme.
“Deri sa kam ardh unë në pushtet klubet se kanë parë fare projektin e stadiumit. Gabimi kryesor është bërë që kur është ndërruar kategoria është dashur të anulohej tenderi. Parat për stadiumin i kemi gati. Nesër po të përfundonin punimet, nesër do i marrin parat”, ka thënë Hyseni në Kanal10, raporton Demokracia.com.
“Nuk duhet të kryhet mandati pa mbarimin e stadiumit dhe autostradës. Mjetet janë, nuk duhet katër vite për një stadium. Nëse stadiumi nuk mbaron kur kryhet mandati, qytetarët më ndëshkojnë”, shtoi i pari i Gjilanit./Demokracia.com/