Edhe pse nuk ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare, partitë politike po mbajnë tubime me qytetarët, kurse qytetarët dhe pronarët e objekteve hoteliere-restoranteve po gjobiten nga policia dhe inspektorati për mos respektim të masave anti-Covid
Institucionet dhe zyrtarët shëndetësorë po bëjnë thirrje të respektohen masat për luftimin e pandemisë, larja e duarve, distanca sociale dhe vendosja e maskave duket se asnjë politikan dhe parti politike nuk po i respektojnë, transmeton Telegrafi.
Në të njëjtën kohë për mos respektim të masave anti-Covid, Policia e Kosovës dhe inspekroratet po gjobisin qytetarët në rrugë e hapësira të tjera publike dhe pronarët e objekteve hoteliere dhe restroranteve.
Kjo ka bërë që të reagojë ashpër edhe kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili këtë veprim e ka cilësuar si standarde të dyfishta.
https://www.facebook.com/petrit.kllokoqi/posts/10158049685466699