Sport
Kryetari i “Dardanëve” distancohet nga termi i përdorur gjatë debatit me Govorin, kërkon falje
Demokracia
14:55 | 17 Mars 2022

Share:

Kryetari i tifogrupit të Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, Lulzim Berisha ka kërkuar falje për termin e përdorur gjatë një debati me punëtorin e administratës së FFK-së, Artan Govorin.

Ky i fundit në një prononcim për media pas daljes nga stacioni policor ku u intervistua pasi akuzoi se kreu i FFK-së, Agim Ademi e sulmoi fizikisht, debatoi me Berishën, teksa i pari i “Dardanëve” ndër tjerash iu drejtuar edhe me fjalët “ne jemi shqiptar, nuk jemi maxhup”, shkruan Demokracia.com.

Berisha është distancuar nga termi që ka përdorur, pasi sipas tij, ai ka qenë nën afekt.

Postimi i plotë i Berishës:

SQARIM PUBLIK

Permes kesaj shkrese publike, dua te distancohem nga termi qe kam perdorur dje ne afekt dhe ne nevrikosje e siper.

Po ashtu i kerkoj falje publike kujtdo qe eshte lenduar nga une, pasi e kam thene ate fjale. Aspak nuk ishte ai qellimi im, ngase nuk perkon me karakterin, e as etiken time.

Tani me duhet te flas per situaten qe u mundua te paraqitej ne formen qe nuk ngjau, duke krijuar insinuata te panevojshme.

E verteta qendron ne ate se ne (une me Kryetarin e FFK-se, Agim Ademi) ishim duke qendruar bashke dhe gjithe ajo çfare u perpoq t’i shitej publikut, ishte trillim qe nuk perkiste me realitetin dhe ate qe une vete e pashe.

Mu per shkak te genjeshtrave dhe intrigave, u bera temperament. Ato nuk mund t’i pranoj per te vetmen arsye, sepse veten e konsideroj shqiptar te dinjitetshem dhe te vertet. Une di per çfare vlerash qendroj!. /Demokracia.com/.

Të ngjashme