Lajme
Kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurboja, punon në kundërshtim me Ligjin në Universitetin “Haxhi Zeka”
Demokracia
17:52 | 02 Mars 2023

Share:

Bashkim Nurboja, kryetar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) edhe më tutje vazhdon të mbaj vendin e punës profesor asistent në Universitetin Publik të Pejës “Haxhi Zeka” në kundërshtim të plotë me ligjin, pasi që në këtë Universitet është e punësuar edhe bashkëshortja e Bashkim Nurbojës.

Rregullorja për emërimin dhe riemërimin e personelit akademik numër 754/17 në nenin 10 pikën 7 parasheh se ne UHZ nuk lejohet rekurimit/angazhimi i kandidatëve brenda të njëjtës njësi akademike, nëse brenda asaj njësie njëjtë kanë një marrëdhënie të rregullt pune (në relacion bashkëshortor, prind fëmijë, vëlla dhe motër).

Por, pavarësisht kësaj, Nurboja edhe më tutje vazhdon angazhimin në këtë Universitet në Kundërshtim të plotë më ligjet në fuqi.

Të ngjashme