Lajme
Kryetari i ASK i brengosur: Projektligji për Inspektim Administrativ vë në dyshim funksionimin e demokracisë
Demokracia
14:03 | 18 Janar 2022

Share:

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur takim me kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës.

Ata janë mbledhur sot për të diskutuar në lidhje me Projektligjin për Inspektim Administrativ, shkruan Demokracia.com.

Në këtë takim që ka filluar nga ora 11:00, është diskutuar për problemet me kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi, problemet me mosfunksionimin e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, mjetet financiare të komunave që po shkojnë në fondin rezervë, bashkëpunimin në nivel lokal-qendror dhe tema tjera.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për Demokracia.com, ka thënë se kanë kërkuar nga që të ndërpritet ky projektligj sepse vihet në dyshim cenimi i demokracisë lokale.

“Të ndërpritet ky projektligj, Asociacioni i Komunave të Kosovës e kundërshton këtë. Asociacioni i Komunave kërkon partneritet me qeverinë në hartimin e pikave ligjore e nënligjore që prekin kompetencat e komunave, kryetarët e komunave dhe vë në dyshim funksionimin e demokracisë lokale”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se ky projektligj ndërhynë në sistemin gjyqësor e prokurorial dhe ndërhynë në parimet e auditimit të pavarur të përgjithshëm, në kundërshtim me kartën Universal të Mbrojtjes së të Drejtave Njerëzore dhe në veçanti me Kartën e Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Sipas këtij Projektligji, inspektorët do të kenë të drejtë të hyjnë në secilën zyrë të zyrtarëve publik dhe të kenë qasje në pajisjet e tyre dhe dokumentet dhe krejt kjo pa kërkuar leje dhe pa ndonjë orar të caktuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme