Lajme
Kryesuesi i bordit të Trainkos-it që u emërua e pastaj u shkarkua nga VV-ja e quan “klloshare” Rizvanollin
Demokracia
20:52 | 05 Prill 2023

Share:

Ish-kryesuesi i bordit të ndërmarrjes publike “Trainkos”, Nol Dedaj, që njoftoi sot për shkarkimin e tij nga ana e Qeverisë Kurti, e quajti “klloshare” ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Dedaj iu është referuar me këtë term ministres Rizvanolli me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku më pas e ka ndryshuar atë, shkruan Demokracia.com.

Ish-kryesuesi i “Trainkos”-it ka vlerësuar se shkarkimi tij “ruan nderin e familjes” dhe atë personal.

“Dje kllosharja e veshur ne petkun e ministres me shkarkoj nga posti i kryesusit te bordit ne TRANINKOS, nuk kam leju qe te behem pjese e shkarkimeve politike. Me kete shkarkim e kam rujt nderin e familjes, timin personal dhe profesional”, thuhej në postimin e pandryshuar të Dedajt.

Demokracia.com kishte raportuar përpara dy javësh për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërrmarjeje, Gelor Shala. Bordi i kësaj ndërmarrjeje publike e ka shkarkuar Shalën kinse për “rezultat financiar negativ”.

Nga tre nënshkruesit e këtij vendimi kanë qenë dy anëtarë të Bordit [Astrit Mehaj, Shaban Neziri] të cilët kanë afërsi me subjektin politik në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Shaban Neziri, anëtar i bordit ‘Trainkos’, ishte anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje më 2018-ën. Prezantimin e tij atëherë e bënte deputeti i tashëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani.

Në anën tjetër, për Astrit Mehajn raportohej për afërsi me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn.

Siç mëson Demokracia.com, së fundmi edhe pesë anëtarë të këtij bordi kanë dhënë dorëheqje prej pozitës së tyre.

Në gusht të vitit të kaluar, Qeveria Kurti kishte emëruar në krye të bordit të “Trainkos”-it Nol Dedajn. /Demokracia.com/

Bordi i kapur nga VV-ja e shkarkoi dje, sot stafi i Trainkos-it i ndan mirënjohje ish-kryeshefit të ndërmarrjes

Të ngjashme