Lajme
“Kryespiuni” i AKI-së shkel Ligjin e Duhanit dhe shoqërohet me një kryetar gjykate
Demokracia
17:05 | 07 Janar 2024

Share:

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, është incizuar duke konsumuar duhan brenda një hapësire të mbyllur në një lokal në Gjilan.

Në një video të cilën e ka siguruar Paparaci shihet Ajeti duke tymosur duhan brenda hapësires së mbyllur në kundërshtim me Ligjin për kontrollin e Duhanit, që e ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.

Pamjet tregojnë kreun e AKI-së të ulur në një tavolinë brenda lokalit në shoqërinë e Venhar Salihut, kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan, qytet prej të cilit Ajeti e ka prejardhjen.

Përpos moszbatimit të Ligjit për kontrollin e Duhanit, sipas Paparacit, Ajeti dyshohet të ketë konsumuar edhe alkool. Para tij dhe Salihut shihen të vendosura gota me verë bazuar në video.

Ky nuk është rasti i vetëm i zyrtarëve në pushtet i shkeljes së Ligjit për kontrollin e Duhanit.

As ministri Hajrullah Çeku nuk e ka respektuar Ligjin për kontrollin e Duhanit, duke pirë duhan në një hapësirë të mbyllur.

Për mosrespektim të ligjit në fjalë, si nga personat fizik dhe subjektet juridike parashihem gjoba të cilat gjithashtu i përcakton ligji.

Të ngjashme