Lajme
Kryesisht me vranësira e të reshura, moti për javën e ardhshme
Demokracia
12:52 | 07 Maj 2023

Share:

Mot jostabil gjatë javës vijuese, më freskët, kryesisht me vranësira e të reshura shiu kohë pas koheparashikon “Prishtina Weather”.

7.05.2023 – Mot jostabil parashihet të mbajë gjatë javës së dytë të muajit maj.  Të hënën mbetet ende ngrohtë, por se orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.  Vranësira e të reshura shiu kohë pas kohe parashihen edhe në ditët vijuese.  Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nga vlerat normale.  Maksimalet zbresin nga 21C, në fillim të javës, deri në 15C e 14C, ndërsa ato minimale luhaten nga 7C deri 10C.

Vranët e me shi paraqitet moti edhe në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit.

Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

Datat:

8.05 – Mbetet ngrohtë, me intervale me dhe diell dhe vranësira të ndryshueshme gjatë ditës.  Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullimë.

9.05 – Më freskët, kryesisht vranët me mundësi për reshje lokale shiu.

10.05 – Freskët, kryesisht me vranësira, e kohë pas kohe me mundësi për riga lokale shiu.

11.05 – Mbetet freskët, kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu kohë pas kohe.

12.05 – Kryesisht me vranësira e pasdite priten rrebeshe shiu.

Fillimisht era do të fryjë nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5-12m/s, e më pas ndryshon drejtimin në juglindje.

Shtypja atmosferike pas një rritje të lehtë, zbret më afër vlerave normale.

Të ngjashme