Kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka ka treguar një rast prekës të një zjarrfikësi nga komuna e Kamenicës.
Ai thotë se shumica nga ta përballën me telashe shëndetësore si rezultat i kushteve jo të mira të punës.
“Në komunën e Kamenicës ka pesë raste ku janë duke u shëruar zjarrfikësit që kanë sëmundje serioze. Gjatë trajtimit në një vend jashtë, njërin nga zjarrfikësit e kanë pyetur se në çfarë ambienti jeton. Sepse në ambientet e ndërtuara paslufte për zjarrfikësit, në Malishevë, Kamenicë, Drenas, Skënderaj, zjarrfikësit janë në një objekt të njëjtë, pra bashkë garazhda dhe qëndrimi ditor, ku rrinë, punojnë e ushqehen. Paramendo kur ndizen kamionët, çfarë monoksidi të karbonit lirojnë aty. Automjetet duhet të rrinë ndezë 15 minuta e ata aty duhet të punojnë e ushqehen”.
Kryesindikalisti: Zjarrfikësit me një këmbë në protestë, rreziku i lartë, paga e ulët e pajisjet kërkah
Paga e një zjarrfikësi në Kosovë është 525 euro.
Kjo shumë po i duket e vogël kryesindikalistit, Muharrem Beka.
“Paga është 525 euro, me ndalesa. Paga bazë është e ulët. Duke e llogarit mungesën e rrezikshmërisë, zjarrfikësit e kishin, tash nuk e kanë. Rritja që reklamohej, është rrit paga bazë, por jo të hyrat, sepse është largu rrezikshmëria. Veç 40 euro më shumë i kanë në konto zjarrfikësit”.
Qeveria ka formuar një komision i cili merret me vlerësimin e rrezikshmërisë për disa kategori, përfshirë atë të zjarrfikësve.
“Qeveria ka formu komison, ka kërkuar nga organizatat të japin arsyeshmëri për rrezikshmërinë pastaj të ndodh kompensimi. Zjarrfikësit i kanë këto parametra. Deri tash nuk ka ndodh kompensimi”, vazhdoi Beka.
“Zjarrfikësit nëse perjashtohen nga rrezikshmeria nuk pajtohen në asnjë mënyrë. I ndjekim mekanizmat ligor, nuk mund të mbajmë grevë sepse e kemi të ndaluar”, potencoi tutje Beka.
Zjarrfikësit për telashen kryesore: Duam të dimë a jemi me komunat a me Ministrinë, të përcaktohet statusi ynë
Punëtorëve të sektorit publik që punojnë si kujdestar, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës i është ngritur tavani i kompensimeve për tre muajt e fundit të 2023-ës.
Vendimi s`përfshin edhe kategorinë e zjarrfikësve.
Lidhur me këtë çështje, ka reaguar ashpër kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, cili vendimin e Ministrisë së Financave e ka quajtur denigrues e përbuzës.
“Këtë vendim zjarrfikësit e kanë prit me mjaft indinjatë. Problemi është selektimi që është bërë, të gjitha kategoritë jane përfshi. Vtëm ne jemi anashkalu. Kjo është plotësisht e padrejtë dhe diskriminuese e skandaloze”, u shpreh ai.
Ai tregoi edhe telashen kryesore me të cilën ballafaqohen, ku nuk e dinë se kush i menaxhon, komunat apo Ministria e Punëve të Brendshme.
“Çështja kryesore është statusi i pazgjidhur juridik. Deri tash kemi qenë shërbyes civilë, a ne nuk kemi asnjë konditit të tyre, sepse jetën e kemi në rrezik. Kemi kërkuar të definohen qartë kompetencat menaxhuese mes ministrisë të Punëve të Brendshme dhe komunave. Problemi kryresor është ky. Pagat i marrim nga komuna. Por tek çështja e benifitive, lind dualizimi mes komunës dhe ministrisë”, u shpreh Beka.
Kryesindikalisti i Zjarrfikësve: Nuk kemi mjete të punës, një maskë higjiene e përdorin dy zjarrfikës
Zjarrfikësit në Kosovës, krahas pagës së ulët e mos përcaktimit të statusit juridik, kanë edhe një telashe tjetër.
Jo të gjithë nga ta i kanë pajisjet që u duhen gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, goxha të rrezikshme.
Kështu thotë kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka.
“Zjarrfikësit i duhen rrobat mbrojtëse, helmeta, radiolidhja, dorëzat. Disa i kanë, disa jo. I kanë të stërvjetruara, radiolidhjet nuk furnizohen me rrymë, radiolidhjet shumica e komunave nuk i kanë, me përjashtim Prishtina”.
Kjo sipas tij nuk duhet të ndodh.
“Në një intervenim të brendshëm nuk guxon me u ndërpre komunikimi i sulmuesit të parë (zjarrfikësit) me udhëheqësinë e ndërrimit. Maskën e higjienën, njëri e vendos, e tjeri e merr prapë e vendos të njëjtën sepse s`ka”.
Beka thotë se zjarrfikësit nuk kompensohen për asgjë.
“Nuk paguhen për ndërrim të natës, orët shtesë, as për festë”, theksoi ai.