Lajme
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Demokracia
12:43 | 01 Korrik 2022

Share:

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje në të cilën do të vendoset për seancën e radhës plenare.

Në njoftimin e kuvendit thuhet se mbledhja do të mbahet në ora 13:00, përcjell Demokracia.com.

Rendi i ditës:

I.       Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 

II.    Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022:

14.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.

III.    Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

IV.    Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 14 prill dhe 22 qershor  2022:

  1. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.

V. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:

1.   Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.   Pyetjet parlamentare,

3.   Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,

4.   Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

5.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

6.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

7.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,

8.   Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshm,

VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave/Demokracia.com/

Të ngjashme