Lajme
Kryeshefi i VV-së në KEK që u arrestua për korrupsion posedon edhe kriptovaluta
Demokracia
15:19 | 25 Prill 2023

Share:

Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili gjendet në paraburgim prej 30 ditëve nën dyshimin për korrupsion, kishte në posedim edhe kriptovaluta.

Kështu figuron në deklarimin e tij të pasurisë të vitit të kaluar në Agjencinë kundër Korrupsionit. Sipas AKK-së, Krasniqi deklaronte kriptovalutën Ethereum në vlerë prej 0,1652 (273 euro të vlefshme aktualisht) dhe Stellar me vlerë prej 2,394,37 (201 euro të vlefshme aktualisht, raporton Demokracia.com.

Këto kriptovaluta Krasniqi i posedonte që nga 2018-a.

Demokracia.com ka raportuar më herët se Krasniqi në AKK ka të deklaruara një banesë 90 metra katrorë, në vlerë prej 67 mijë e 500 euro, një shtëpi 335 metra katror në vlerë prej 119 mijë e 763 euro dhe një tokë bujqësore dhe një hapësirë afariste, vlera e të cilave është mbi 31 mijë euro.

Krasniqi ka të deklaruara 30 mijë e 974 euro para të gatshme në dy banka të ndryshme, ndërsa në emër të bashkëshortes dhe fëmijëve ka të deklaruara 16 mijë e 187 euro para të gatshme.

Sipas kësaj, Krasniqi dhe familja e tij posedojnë para të gatshme plot 47 mijë e 161 euro.

Të hyra vjetore nga KEK, ai i ka deklaruar 9 mijë e 85 euro, ndërkaq si paga të fëmijëve i ka deklaruar 2 mijë e 763 euro dhe 900 euro të tjera. /Demokracia.com/

Të ngjashme