Lajme
Kryeshefi i IPK-së: Policët e arrestuar dyshohet se morën ryshfet mbi 400 herë
Demokracia
15:21 | 14 Mars 2022

Share:

Pas arrestimit të 48 policëve dhe 2 doganierëve sot në një aksion të madh të Prokurorisë Speciale dhe Inspektoratit të Policisë së Kosovës në pikat kufitare “Qafë Morinë” dhe “Qafë Prush” është thënë se të dyshuarit janë përfshirë në mbi 400 herë në veprimtarinë e marrjes së ryshfetit.

Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj ka thënë se ekziston dyshimi bazuar se të arrestuar janë përfshirë qindra herë në veprimtarinë e marrjes së ryshfetit, shkruan Demokracia.com.

“Dyshohet se ata janë përfshirë 400 herë në këtë veprimtari korruptive”, tha Hodaj.

Sipas tij, të arrestuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë dhe ndaj të njëjtëve është dhënë rekomandimi i suspendimit nga puna. /Demokracia.com/

Lumezi: 50 policë të arrestuar nga aksioni “Pika”, disa janë në arrati

Të ngjashme