Lajme
Kryeprokurori i Pejës kërkon raport urgjent për praninë e dy serbëve në Deçan
Demokracia
17:07 | 15 Korrik 2021

Share:

Kryeprokurori i Themelores në Pejës, Agim Kurmehaj, ka thënë se ka kërkuar nga policia e Deçanit raport urgjent për praninë e dy qytetarëve serbë në Deçan, në kohën kur mijëra qytetarë u helmuan në këtë komunë.

Ai tha se fillimisht Prokuroria nuk ka qenë e informuar për këtë rast.

“Sa i përket dy qytetarëve të nacionalitetit serbë, meqenëse nuk është lajmëruar Prokuroria lidhur me këtë rast, sot kam kërkuar nga Policia e Deçanit që të përpilojë një raport urgjent dhe të më njoftojnë rreth kësaj. Pastaj ne do të marrim veprime të nevojshme në atë drejtim. Edhe për këtë çështje do të ju njoftojmë në vazhdim”, ka thënë ai.

Në ndërkohë, Në mostrat e ujit të marra nga IKSHPK në Deçan janë identifikuar bakterie të cilat japin indikacione për kontaminim të ujit të pijshëm. Në këtë komunë tashmë rreth 2 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të helmimit. Qytetarët janë shprehur se dyshojnë që helmimi u ka ardhur nga uji.

Të ngjashme