Lajme
Kryeprokrurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale po hetohet për abuzim seksual
Demokracia
16:21 | 12 Nëntor 2024

Share:

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka shpallur hetim të jashtëm për akuzat për sjellje të pahijshme seksuale kundër kryeprokurorit Karim Khan.

Khan tha se ai do të angazhohej në proces dhe do të vazhdonte në rolin e tij teksa hetimi ndaj tij do të jetë në proces. Ai i mohoi akuzat, raportojnë mediat e huaja, përcjell Insajderi.

Kryeprokurori kishte kërkuar një hetim nga mbikëqyrësi i gjykatës, por të hënën organi drejtues i ICC tha se do të ndiqte “hetim të jashtëm”.

Njoftimi pasoi raportimet e mediave në lidhje me një dokument që përshkruan akuzat kundër Khan, të kuptuara se përfshijnë prekje të padëshiruara seksuale dhe “abuzim”.

Në një deklaratë, Khan tha se ai “kishte bërë thirrje më parë për hetim në lidhje me këtë çështje”.

“Unë e mirëpres mundësinë për t’u angazhuar në këtë proces”, tha ai, duke shtuar se do të vazhdojë “të gjitha funksionet e tjera si prokuror”. /Insajderi.org/

Të ngjashme